Të gjithë njerëzit përjetojnë hidhërim dhe mungesë të lumturisë në ndonjë pjesë të jetës. Zakonisht, besimi ynë në Vullnetin e Allahut të Plotfuqishëm është i mjaftueshëm për ta ngushëlluar dhe përmirësuar ndjenjën tonë prej humbjes, pikëllimit apo zymtësisë. Prapëseprapë, si njerëz, jemi të prirë që të bëhemi të dëshpëruar kur jemi nën rrethana të rënda e të vështira. Është thënë se depresioni i godet më shumë se 40% të njerëzve në ndonjë fazë të tyre të jetës dhe është zbuluar se ai (depresioni) është më i pranishëm te gjinia femërore sesa te meshkujt. Pra, depresioni mund të ndikojë në jetën e përditshme të individit.
Kjo është një pjesëz nga hyrja e librit “Rrëfime
islame në psikoterapi”, i cili është përmbledhje me rrëfime me urtësi islame.
Libri ka rreth 20 rrëfimesh unike, secili prej tyre me një porosi të mirë në
lidhje me jetën dhe botëkuptimin e saj.
Më shumë të dhëna rreth librit:
Botues: ArtBooks
Titulli i librit: Rrëfime islame në psikoterapi
Autor: Abdullah
Rayan
Përkthyen nga anglishtja: Arsim Jonuzi & Arlinda Jonuzi
Recensoi: Nehat
Ismaili
Lekturoi: Agim
Avdiu
Kopertina: Suhejb
Xhemaili
Shtypi: Shtypshkronja
“Aj Graf MATBAA”
Çmimi: 2 euro
25.05.2012
